VMRO-DPMNE: Villma Ruskovska edhe më tutje e mbron Zoran Zaevin

Puna për Zoran Zaevin dhe mbulimi i krimeve të tij nuk janë obligime të reja në agjendën e Villma Ruskovskës.

Marketing

Para se ta mbrojë në rastin “Reket”, Ruskovska e kishte mbrojtur edhe për krim të dukshëm zgjedhor, i dokumentuar me masa të veçanta hetuese.

Villma Ruskovska edhe më tutje e mbron Zoran Zaevin me çdo kusht. Media italiane La Verita mbrëmë publikoi dëshmi të reja për krimet e Zoran Zaevit, dëshmi të cilat i ka prokuroria, por lënda për Zaevin edhe më tutje ruhet në sirtarë. Në atë sirtar ka dëshmi për ryshfet në zgjedhje, kërcënime, shantazhe, presione të cilat e pamundësojnë me Kushtetutë të drejtën e garantuar të qytetarëve që lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre në zgjedhje.

Në Prokurorinë e Krimit të Organizuar ka dëshmi, masa të veçanta në të cilat dëgjohet zëri i Zaevit dhe vëllait të tij Vice Zaev se si haptas flasin në telefon për shoqërimin kriminal të cilin e kanë formuar, gjegjësisht rrjetin e zhvilluar lartë për blerjen e votave përmes kërcënimeve dhe ryshfetit të votuesve.

Pas incizimit të famshëm në të cilin Zoran Zaevi kërkon një euro për vëllain e tij, tani e shohim se si ai ofron nga 10 deri në 25 euro për një votë.

Prokuroria duhet të çlirohet nga kufizimet e Zoran Zaevit. Lënda duhet të përpunohet, sepse e ardhmja e shtetit varet nga zgjidhja e këtyre lëndëve të korrupsionit të lartë. Vargu i aferave korruptuese në të cilat janë përfshirë funksionarë të lartë shtetërorë dhe partiakë të LSDM-së, ndërsa të cilat nuk kanë zgjidhje juridike janë argument më shumë për kundërshtarët e zgjerimit të Unionit.

Drejtësi duhet të ketë! Pas 12 prillit vjen rilindja e Maqedonisë, rilindja e sistemit të drejtësisë dhe kthimi i drejtësisë në Republikën e Maqedonisë, ndërsa atëherë do të përgjigjen të gjithë ata që kishin gabuar para ligjit si dhe ata të cilët mbrojtën krimin dhe korrupsionin në vend se t’i ndjekin kryesit!

Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së

Marketing