VMRO-DPMNE: Zaev dhe LSDM po vjedhin pa menduar dhe pa turp

“Pas skenave të fshirjes së emrit Republika e Maqedonisë dhe heqja dorë nga traditat maqedonase, historisë dhe kulturës, Zoran Zaev dhe LSDM po kryejnë grabitjen më të madhe dhe brutale”, thonë nga VMRO-DPMNE

Marketing

Sipas partisë në opozitë, po vidhet pa menduar dhe pa turp, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk ka asnjë përgjegjësi. Organet e persekutimit janë nën kontroll të plotë dhe presion mbi kartelin penal të pushtetit”.

Ata besojnë se në momentet kur ekonomia është në një rënie të lirë, produkti i brendshëm bruto shënon një rritje të dëshpëruar prej 0.1 përqind në tremujorin e parë të vitit 2018, ndërsa në vitin 2017 rritja ekonomike ishte 0 përqind, qindra mijëra euro qëndrojnë në llogaritë e firmave fiktive në pronësi të personave të afërt me Zaevin dhe LSDM-në.