VMRO-DPMNE: Zaev fajtor nëse Maqedonia nuk merr rekomandimin nga BE

Nëse Maqedonia nuk merr rekomandim nga BE-ja, që është shumë e besueshme, kjo do të jetë faj vetëm i Zoran Zaevit dhe kartelit të tij. Rekomandimi po qëndron pezull për shkak të tenderave, nepotizmit, antireformave, Kacarska gjyqësisë, ndjekjes politike, e jo për shkak të administratës siç akuzon Damjan Mançeski, reagon përmes kumtesës VMRO-DPMNE-ja.

Marketing

“Të respektuar, me shëndet t’i harxhoni 500 eurot rrogë mesatare, gënjeshtra më e madhe e zezë e këtij pushteti! Dhe më këtë rast jeni fajtorë për këtë pushtet të zi. Damjan Mançeski, ministri për partizimin e administratës, i cili prej se Zaevi e mbushi administratën me gjithçka të panevojshme dhe të paaftë, tani kërcënohet dhe pranon se nuk ka 500 euro rrgë. Nuk ka 500 euro rrogë përveç nëse nuk jeni prej atyre në M-NAV ose agjencitë tjera partiake. Nuk ka 500 euro rrogë dhe jeni fajtorë për Kacarska gjyqësinë, për partizim, për shëndetin e zezë, për gjithçka për mungesën e një interveimi reformues të këtij pushteti kriminogjen”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski.

Ai thotë se “ky pushtet nuk është ia aftë asnjë premtim të përmbush, përveç taksës së radiodifuzionit”. “Ju jeni këtu vetëm për një gjë, ju jeni pushtet vetëm për një dedikim të zezë. Më shumë edhe nuk pritet, as që mundeni. Nëse Maqedonia nuk merr rekomandim. Zaevi dhe banda e tij kriminogjene duhet urgjentisht të japin dorëheqje, e jo ta dënojnë administratën”, thotë Stoilkovski.