Zoran Zaevi i ballafaquar me humbjen e cila vijon në zgjedhjet punon në skenarin për shtyrjen e tyre, sepse frikësohet të ballafaqohet me qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
Për këto tre vjet LSDM dhe Zorasn Zaev kanë bërë plaçkitje të paparë të shtetit dhe qytetarëve, i shitën interesat shtetërore dhe nacionale, ndërsa qeverisja e tyre shoqërohet me skandale, zhvatje, afera, krim dhe korrupsion.
Për shkak kësaj, të vetëdijshëm për humbjen, por edhe fundin e karrierës politike, Zaevi kërkon alibi me të cilën do t’i shtyj zgjedhjet dhe do të ikë nga ballafaqimi me popullin.
Realitet është se ka kaluar koha e Zoran Zaevit, askush nuk bie në lojërat dhe manipulimet e tij. Për këtë Zaev do të duhet të ballafaqohet me qytetarët dhe VMRO-DPMNE. Zgjedhje do të ketë, ndërsa Zaev dhe LSDM-ja do të dërgohen në anën e errët të historisë dhe përfundimisht do të fillojë ripërtëprirja e Maqedonisë e udhëhequr nga VMRO-DPMNE.
Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE