VMRO-DPMNE: Zëdhënësi i LSD-së dhe kryetari i LSM-së, dëshpërimisht i shërben LSD-së, BDI-së dhe E Majta-s

Trendafilovit as që e intereson paga minimale, as përmirësimi i standardit të jetesës, e aq më pak punëtorët.
Populizmi i pastër dhe politikat e këqija ekonomike që Trendafilov përhap, janë drejtpërdrejt me porosi nga Bihaçka, përkatësisht nga koalicioni i LSDM-ja, BDI-ja dhe E Majta.

Marketing

Kërkesat e LSM-së janë të parealizueshme, por kjo nuk na çudit, sepse çfarë mund të pritet nga sindikata partiake e LSDM-së.
Trendafilov nuk e intereson jeta e punëtorëve, as nuk dëshiron realisht të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve dhe përmirësimin e jetës së tyre, por e intereson se ku do të shkojë për pushime fundjavën e ardhshme të zgjatur me rrogën e madhe që e fiton në kurriz të qytetarëve.

E ftojmë publikisht të thotë, zëdhënësi i LSD-së dhe kryetari i LSM-së, sa është rroga e tij dhe nëse është mbi mesataren, si mund ai të dijë se çfarë u duhet punëtorëve që marrin rroga më të ulëta se ai, kur asnjëherë nuk ka qenë në këpucët e tyre.

Trendafilov urgjentisht të ndalojë së qeni shërbëtor i LSD-së, BDI-së dhe E Majta-s dhe të fillojë të sillet ashtu siç i ka hije një sindikalisti, ndërsa VMRO-DPMNE do të vazhdojë të zhvillojë ekonominë dhe të rrisë pagat, thuhet në njoftimin e partisë.

Marketing