VMRO-DPMNE:Rishikimi i buxhetit nuk e ndryshon koaosin ekonomik

VMRO-DPMNE ka vlerësuar se rishikimi i buxhetit, nuk do ta ndryshojë gjendjen aktuale ekonomike dhe do të vazhdojë kaosi ekonomik në vend.

Marketing

“Shkurtimi i investimeve kapitale dëshmon se kjo Qeveri nuk ka as plan e as vizion që Maqedonia të dalë nga kriza ekonomike, për të cilën është përgjegjëse. Nëse kësaj i shtohet edhe realizimi i dobët, atëherë arrijmë në përfundim se nuk do të ketë pothuajse asnjë aktivitet të qeverisë në këtë drejtim, vendimtar për ekonominë. Rishikimi i buxhetit tregon se kjo Qeveri në kohë krize ka projektuar qindra milionë euro shpenzime joproduktive, nga të cilat vetëm një pjesë po shkurtohen”, thonë nga VMRO- DPMNE, nga e cila nuk kanë sqaruar nëse do të tentojnë të bllokojnë edhe ribalancin e buxhetit në kuadër të qëndrimit për bllokimin aktiv të punës së Kuvendit.