Dragan Kovaçki, deputet nga radhët e VMRO-së ka ngritur akuza ndaj zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi dhe Erold Musliut, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës. Kovaçki pretendon se Musliu, zyrtar i emëruar nga Pendarovski, është në qendër të një skandali, pasi thekson se gruaja e tij mori grante prej qindra mijëra eurosh.
“Për t’i marrë paratë gruaja e Erold Musliut, Qeveria është dashur të lidhë memorandum me Konsorciumin e Organizatave Joqeveritare, themelues i të cilit është organizata joqeveritare e gruas së tij. Përndryshe, bashkëshortja e Musliut nuk ka mundur ta marrë grantin prej 620 mijë eurosh përmes Konsorciumit të OJQ-ve. Përkatësisht, 4 organizata joqeveritare me memorandum formuan një konsorcium për të aplikuar për grant nga një donator i huaj në fushën e sigurisë. Dy organizata joqeveritare janë nën kontrollin e bashkëshorteve të drejtorit të AR-së Erold Musliu dhe zëvendëskryeministrit në Qeveri Fatmir Bytyçi”, ka deklaruar Kovaçki.
Kovaçki thekson se është e rëndësishme të theksohet se në një seancë të Qeverisë ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri Bytiçi, ai e udhëzoi koordinatorin nacional për luftë kundër terrorizmit që të lidh një memorandum me këtë konsorcium, pikërisht në fushën e sigurisë.
Sipas Kovaçkit, përkatësisht, për shkak të vendimit të Qeverisë për lidhjen e memorandumit, paratë nga granti kanë përfunduar në organizatën joqeveritare të bashkëshorteve të drejtorit të Agjencisë dhe zëvendëskryeministrit.
“I bëjmë thirrje Komisionit Antikorrupsion dhe dhe Prokurorisë Publike-së që të hetojnë rastin dhe të informojnë publikun nëse zyrtarët kanë keqpërdorur pozitën e tyre dhe kanë përdorur ndikimin e tyre për të marrë një vendim që është në interes të një pale të tretë, në këmbim të përfitimit material ose jomaterial”, deklaroi Kovaçki. /SHENJA/