VMRO: Është lexuar skenari i BDI-së, me protesta duan të mbrojnë zyrtarët që duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet

Është lexuar skenari i BDI-së, me protesta duan të mbrojnë zyrtarët që duhet të mbajnë përgjegjësi për krime. BDI-ja e di se duhet të japë përgjigje për të gjithë tenderat me hije, për shortin, për nënkontraktorët e rrugëve, për Soravinë, për borxhin e shlyer të djalit të Musa Xhaferit, akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE.

Marketing

Nga atje thonë se BDI-ja është e vetëdijshme se do të ketë përgjegjësi dhe protestat dhe tentativat për destabilizimin janë bazë që ata të mund të nxjerrin anëtarët në rrugë kur zyrtarët e tyre të korruptuar do të duhet të përgjigjen para institucioneve”.

“Nëse BDI dhe LSD do të ishin të ndershëm, nuk do ta ndryshonin Kodin Penal përballë ndryshimit të pushtetit dhe do të amnistonin veten për një numër të madh krimesh. Është e qartë se si BDI ashtu edhe LSD janë të vetëdijshëm për atë që kanë bërë, kështu që të vetmen mundësi shpëtimi e shohin në presionin politik dhe tezat e sajuara për aranzhim politik. Përpjekjet ndaj BDI-së dhe LSD-së janë të kota. Janë lexuar. Përgjegjësi do të ketë”, shtojnë nga VMRO-DPMNE.