VMRO filloi bllokimin aktiv të Kuvendit

VMRO DPMNE filloi me bllokimin aktiv të Kuvendit. Deputetët e grupit parlamentar të “Koalicionit për ripërtëritje të Maqedonisë” u paraqitën me transparnete për bllokim aktiv për shpëtim nga katastrofa nacionale. Reagimi i opozitës me bllokim aktiv të Kuvendit vjen pas refuzimit deklarativ të kërkesës për zgjedhje të parakohëshme parlamentare, pasi opozita nuk ka dorëzuar zyrtarisht një nismë për shpërndarjen e Kuvendit.

Marketing

“Bllokimin aktiv që planifikojnë deputetët e VMRO DPMNE-së është për shpëtim nga katastrofa nacionale prandaj ju ftojmë në zgjedhje, të cilat do tëjenë dalje nga kjo krizë që ju e prodhoni. Bllokimi aktiv, për shpëtimin e ekonomisë, bllokim aktiv për shpëtimin e energjetikës, bllokim aktiv për shpëtimin e bujqve.”, tha Nikolla Micevski, kordinator i grupit të punës të VMRO DPMNE-së