VMRO: Grupi parlamentar nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese. Gjithashtu, partia opozitare ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancat parlamentare.

Marketing

“Qytetarët në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje deklaruan se referendumi ishte i pasuksesshëm dhe marrëveshja ishte e vdekur. Debati që zhvillohet në Parlament është joproduktiv dhe është shkelje e vullnetit të qytetarëve.

Zoran Zaev dhe LSDM-ja duhet të dëgjojnë vullnetin e mbi 1 milion e 200 mijë njerëzve që votuan kundër apo abstenuan në referendum”, thuhet në njoftimin e VMRO-së.

Sipas partisë opozitare, tash është koha që Zoran Zaev të largohet.

Marketing