VMRO i kërkon përgjegjësi Zaevit për Bullgarinë: Shiti gjithçka!

Vetoja e Bullgarisë ka emër dhe mbiemër dhe ai është Zoran Zaev. Ai luajti bixhoz me interesat kombëtare maqedonase, me identitetin dhe me popullin në përgjithësi. Me këto fjalë, VMRO-DPMNE ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev se ka bërë koncesione që nuk i kanë sjellë asnjë të mirë vendit dhe popullatës në Maqedoni. Dimçe Arsovski ka akuzuar kryeministrin Zaev se i ka gënjyer qytetarët edhe kur ka premtuar se ka garanca me shkrim se vendi do të marrë datë për hapjen e bisedimeve me BE-në.

Marketing

Dimçe Arsovski

“Zaev tre vjet premtoi se ka mbrojtur identitetin, gjuhën dhe popullin, se ka marrë garanca me shkrim për datë për fillimin e negocatave dhe çfarë tjetër jo. Zoran Zaev në sy i shikonte qytetarët dhe I gënjente dhe ende I gënjen. Por tanimë është gjithçka e qartë, nuk ka më kënd të gënjejë, është mposhtur diplomacia e tij prej domate dhe kurizi i përkulur. Maqedonia me Zaevin është lënë askund, nuk ka më as linja të kuqe, as identitet të betonuar dhe as datë. Prej këtu ekzistojnë dyshime të hapura që Zaev për t’u mbrojtur, hyn edhe më thellë në pazaret e tij dhe ofron gjithçka që mundet”

Arsovski ka ngritur dyshime se në bisedime të fshehta sipas tij, Qeveria mund të ketë premtuar edhe shitje të kapitalit shtetëror biznesmenëve nga Bullgaria.

Dimçe Arsovski

“Pyesim përveç çështjeve të identitetit për të cilat vetë kanë pranuar se kanë tregtuar në Berlin, a ka në tavolinë edhe koncesione të tjera që Zaev ua ka premtuar strukturave të caktuara në Bullgari? Pyesim se cilat janë ato koncesione, a është e vërtetë se Zaev u ka premtuar disa individëve që në rrugën drejt BE-së, si pjesë e çmimit për mbështetjen e Qeverisë bullgare, do të jetë edhe shitja e drejtëpërdrejtë e kapitalit shtetëror në disa institucione shtetërore që duhet të kalojnë në kapital të biznesmenëve bullgar, pjesë për të cilat jkanë paralajmëruar shitje nga vetë Qeveria e Zoran Zaevit përmes mediave. Këtu përsëri do ti potencoj pjesët që Qeveria posedon në Telekom, Transportin hekurudhor, Tec Negotinë, Postat e Maqedonuisë dhe disa kompani të tjera shtetërore”

VMRO-DPMNE pas këtyre akuzave ju ka bërë thirrje edhe një herë, kreut të Qeverisë, zëvendëskryeministrit për eurointegrime dhe kabinetit qeveritar, që të japin dorëheqje dhe t’i hapin rrugën formimit të një Qeverie për shpëtim kombëtar.

Marketing