Pas kërkesës për dorëheqje të Hristian Mickoskit nga posti i kryetarit të VMRO-DPMNE-së dhe organizimin e Kongresit të jashtëzakonshëm, kanë reaguar nga kjo parti, të cilët kanë thënë se kjo iniciativë vjen nga një grup i vogël dhe e cila i shërben interesave të LSDM-së, dhe Zoran Zaevit.
“Një grup më i vogël i ish-zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët në vend që të përqendroheshin në luftën kundër Zoran Zaevit, zgjodhën t’i shërbejnë interesave të tij edhe sot, kur Qeveria e re e Zaevit nuk është zgjedhur akoma, me kuadrot e vjetër dhe të kompromentuar të tranzicionit kërkuan kongres të ri dhe ata dhanë një deklaratë para selisë së partisë,” thonë nga VMRO-DPMNE.