VMRO inkurajon deputetët të votojnë në mënyrë joselektive për heqjen e mandatit të Gruevskit

Pas konsultimeve të kryera me grupin e deputetëve dhe në bazë të diskutimit të seancës së mbyllur të Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, ky Komitet e ka sjell konkludimin në vijim:
“VMRO-DPMNE-ka vazhdon në zbatimin parimor, të ndershëm, të sinqertë dhe zbatim konsistent të ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, pa marrë parasysh politikën, çfarë do përkatësie politike, shoqërore ose tjetër për dallim nga jo parimi, krimi, padrejtësia dhe selektimi në zbatimin e ligjeve dhe Kushtetutës nga ana e pushtetit të LSDM-së dhe Zoran Zaevit”.

Marketing

“Të udhëhequr nga i lartpërmenduri, apelojmë dhe i inkurajojmë deputetët në kuvendin e Republikës së Maqedonisë të veprojnë në atë mënyrë në të cilën në mënyrë joselektuese do t’i respektojnë ligjet dhe Kushtetutën edhe në rastin me Nikolla Gruevskin. Nëse përmbushen kushtet në harmonizim me ligjin dhe Kushtetutën në pajtim me ligjin dhe Kushtetutën për ndërprerjen e mandatit të Gruevskit, atëherë apelojmë dhe i inkurajojmë deputetët në Kuvendin e RM-së të veprojnë në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”.
“VMRO-DPME-ja mendon se ndjekja politike e pushtetit, selektimi në zbatimin e ligjeve dhe mbrojtja e krimit real i cili e bën pushtetin është dallimi i cili duhet të dënohet nga çdo subjekt përgjegjës”.

VMRO-DPMNE-ja tregon në veprën se çdo qytetar është i barabartë para ligjeve. Ky është shembull të cilin duhet ta ndjekë ky pushtet i papërgjegjshëm dhe i paaftë i LSDM-së dhe Zoran Zaevit dhe menjëherë pas formimit të Qeverisë së re në Republikën e Maqedonisë të kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja do të kthehet qeverisja e të drejtës, aplikacioni real i ligjeve dhe beteja kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit pa dallim të përkatësisë politike të autorit të krimit.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së