VMRO DPMNE vlerëson ndarja e parave për komunat për shlyerjen e borxheve të tyre, është proces i dyshimtë, mundëson kriter subjektiv duke shtuar se kjo mbulon paaftësinë e menaxhimit të kryetarëve të komunave.
Opozita thotë se ky është një shembull i keq se si duhet të punojnë kryetarët në të ardhmen dhe në këtë mënyrë i nxitin të vazhdojnë të punojnë në mënyrë jo-ekonomike.
Ligji për Shlyerjen e Borxheve të komunave, i votuar nga pushteti i zi i LSDM-së, mban aromë korrupsioni. Tashmë kohë më të gjatë flitet se Qeveria me këtë vendim ligjor hap mundësinë për ndarjen 50-50 të parave nga normat e interesit, ku bie pjesa më e madhe e borxhit të njësive nga vetëqeverisja lokale.
Komunat ku LSDM kohë më të gjatë ka qeverisur kanë borxhe më të larta, me këtë qartë shihet se kryetarët nuk kanë vizion dhe ide se si të qeverisin me vetëqeverisjet e tyre lokale”- u shpreh Igor Bozhinovski, anëtar i KE në VMRO DPMNE.