VMRO-ja dyshon për përgjime masive në vend

Përgjimet masive u riaktualizuan në Kuvend. VMRO-DPMNE-ja hapi dilemat për përgjime masive nga pushteti nëpërmjet cilido operator në vend. Deputeti, Igor Janushev, tha se Ministria e Brendshme ka siguruar një sistem të tillë, ndërkohë që edhe ministri i Brendshëm është informuar.

Marketing

“Lejen e jep Ministria për Punë të Brendshme në bazë të kërkesës me shkrim nga person zyrtar për të cilën është dhënë specifikim për llojin dhe karakteristikat për mjetet të cilat mund të përdoren për ndjekjen e komunikimeve. Pyetja ime është se MPB-ja a ka dhënë leje për këtë furnizim jo mega, por ultra skandaloz?”, – deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev.