VMRO-ja i bën thirrje LSDM-së të iniciojë shkarkimin e deputetes Ilire Dauti nëse nuk e zhbllokon pr/ligjin pë

VMRO-DPMNE kërkon zhbllokimin e ligjit të branitellave në Kuvend. Marija Miteva u bëri thirrje anëtarëve të LSDM-së në komisionin për politikë sociale, demografi dhe të rinj që të nënshkruajnë kërkesën drejt kryetares së komisionit Ilire Dauti, prej të cilës kërkohet ta thirr seancën me pikë të rendit të ditës propozim ligjin për branitellat. Nga VMRO-DPMNE presin përgjigje nëse deputetët e LSDM-së do ta nënshkruajnë këtë dhe a do të dorëzojnë kërkesë për shkarkimin e Dautit ose interpelancë, nëse ajo nuk e thirr seancën.

Marketing

“Kjo kërkesë është propozuar publikisht te deputetja Sllavjanka dhe presim përgjigje nëse deputetët e LSD-së do të nënshkruhen te e njejta dhe nëse kryetarja e komisionit Ilire Dauti nuk e thir seancën, do të dorëzojnë kërkesë për shkarkimin e saj ose interpelancë.. Në të kundërtën, deputetët e VMRO-DPMNE-së do të dorëzojnë këtë kërkesë, pa mbështetjen dhe nënshkrimet e deputetëve të LSD-së, me çka praktikisht do të shihet qëllimi I tyre I vërtetë për politizim“, tha Marija Miteva, Deputete e VMRO-DPMNE-së.

Por nga LSDM thonë se pas rrëfimit të zv/kryeministrit të parë të Qeverisë, Izet Mexhiti, se ka marrëveshje brenda koalicionit që ligji për branitella të qëndrojë i bllokuar, përpjekjet e VMRO-DPMNE-së, janë vetëm manovra të dëshpëruara.

“Pas këtij rrëfimi të Mexhitit, ngjajnë shumë dëshpëruese këto manovra të VMRO-DPMNE-së, mendon në mënyrë naïve se mundet në njëfarë mënyre të shpëtojë sepse I ka gënjyer branitellët të cilëve u kanë premtuar mbështetje. Pikërisht kryetari I Kuvendit, Afrim Gashi, ndryshe partner koalicioni I Mickoskit, Akoma refuzon që të thirr komisionin kompetent që ta vendos në rend dite ligjin për branitellat. Edhe pse e ka obligim sipas rregullores. Përse VMRO-DPMNE dëshiron ta shpëtojë Gashin dhe përsëri ta kthejë procedurën mbrapa”, thonë nga LSDM.

Lidhur me kërkesën e VMRO-DPMNE-së, Ilire Dauti nga Fronti Evropian, thotë se partitë politike apo grupet parlamentare që janë sinonim i bllokadës së punës së Kuvendit, nuk kanë kredibilitet për të inicuar shkarkime.

“Parti politike apo grup paralamentar që janë sinonim i bllokadës së punës së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut nuk mendoj se kanë kredibilitet për të inicuar shkarkime ose ndonjë debllokim për punën brenda Kuvendit. Mos harrojmë janë po të njëjtit që bllokuan edhe propozim ligje që kishin të bënin me të drejtat bazë të njeriut, siç ishte Propozim Ligji për shtetësi dhe poashtu bllokuan Propozim Ligjin për Lojrat e fatit dhe lojrat argëtuese në Komisionin që ata udhëhiqnin si opozitë, ndërsa tani që janë pjesë e shumicës larguan nga rendi i ditës të njejtin ligj ashtu siç nuk thot asnjë nen i Regullores së Kuvendit të RMV”, tha Ilire Dauti, Kryetare e komisionit për politikë sociale, demografi dhe të rinj.

Ajo nuk lëviz nga qëndrimi dhe thotë se nuk do ta thirr seancën, derisa ligji nuk përfshinë edhe ushtarët e ish UÇK-së./Alsat.mk