VMRO-ja kërkon përgjegjësi për festën e NATO-s

VMRO-DPMNE shpreh dyshimet e saja në lidhje me harxhimet e manifestimeve me rastin e marrjes së datës për në NATO. Sipas partisë më të madhe opozitare, i gjithë ky proces ka qenë jo transparent.

Marketing

Nga VRMO-DPMNE adresuan disa pyetje drejt Qeverisë në lidhje me tenderët dhe marrëveshjet e arritura me firmat që realizuan manifestimin në fjalë, duke shprehë dyshimet e tyre në lidhje me dhënien e tenderëve dhe çmimet e shërbimeve. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski gjithashtu kërkoi nga Prokuroria Publike që të hetoj rastin në fjalë, me qëllim siç tha ai, që të mos shkojnë dëm paratë e qytetarëve.

Të gjitha dyshimet na shpien tek ajo që për tenderët paraprakisht është arritur marrëveshje me firma të afërta me LSDM-në. Të nderuar, kjo është mënyra e punës së LSDM-së. Kur gënjejnë sigurohen që të gënjejnë shumë dhe kur vjedhin, vjedhin pa masë. Për këtë dikush patjetër të jep përgjegjësi.

Thyen procedura në secilin hap, nuk ka asnjë procedurë të pastër të tenderëve, ndërsa LSDM-ja as që dëshiron të dëgjoj për këtë. E inkurajojmë Prokurorinë që të hulumtojë këtë rast që ka të bëjë me procedurë të dyshimtë të tenderit”- deklaroi Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.

Marketing