Gazetarja e njohur maqedonase Jordana Ivanovska – Joci ka theksuar se VMRO-DPMNE nuk do të formojë Qeverinë pas zgjedhjeve të 12 prillit. “VMRO-istëve kur i kam thënë se nuk do të dalin me 100 mijë vota epërsi në zgjedhjet presidenciale, nuk më besuan. Por më pyesnin!
I kam thënë atëherë se Pendarovski do të jetë në epërsi në raundin e parë. Nuk më besuan. Dhe tani sërish, nuk do të më besojnë kur do ti them se Qeverinë nuk do ta formojnë”, theksoi Joci.
Sipas saj, me retorike dhu ne, agresion dhe politikë retrograde, edhe nuk duhet të formojë. “Por, kishin shans të bëhen më të mirë. Në vitin 2016 kur kam shkruar në fb se do të fitojë Gruevski, sepse akoma ishte në pushtet, atëkohë nga LSDM nuk më besonin”, theksoi gazetarja maqedonase.