VMRO-ja nuk heq dorë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare

VMRO-DPMNE-ja nuk heq dorë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nga kjo partie dhe njëherë i kanë bërë thirrje LSDM-së që të marr guximin dhe të del në zgjedhje të përballet me qytetrët. Nga kjo parti nëpërmjet një njoftimi thuhet se “nëse Zaev me të vërtetë dëshiron ta dëgjojë zërin e popullit, të mos ikë nga qytetarët dhe të caktoj zgjedhje për të parë se çfarë mendojnë ata për qeverisjen e tij dyvjeçare”.

Marketing

“Opinioni në Maqedoni tashmë disa javë pret që LSDM ta thotë qëndrimin e vet për zgjedhjet e parakohshme kuvendare. Publiku tashmë një periudhë të gjatë pret që Zoran Zaevi të inkurajohet dhe të sjell vendim përfundimtar nëse është i gatshëm të shkoj në zgjedhje për t’u ballafaquar me mllefin e qytetarëve, mllef i mbledhur këtu dy vite e gjysmë qeverisje nga ana e LSDM-së”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Për dy vite e gjysmë, thonë nga VMRO ky pushtet kriminal i udhëhequr nga i amnistuari Zaev shtetit të Maqedonisë i dha disfata në secilën fushatë, e nënçmoi dhe degradoi popullin maqedonas dhe se pushteti hoqi dorë nga gjithçka që është maqedonase, nga gjuha maqedonase, kultura, identiteti, historia por edhe e ardhmja.