Deri në këto momente deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk janë paraqitur në seancën e Komisionit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit.
Megjithatë shumica ka kuorumin për pune por pritet një dokument nga gjykata që të plotësohen kushtet për punë. Alsat mëson se dokumenti që pritet ka të bej edhe me një kërkesë të gjykatës për t’i marr mandatin e deputetit ish kryeministrit, Nikolla Gruevski.
Me dokumentin që pritet të arrijë, numri i kërkesave për heqjen e mandatit shkon në 6, prej tyre një vendim i plotfuqishëm gjyqësor dhe 5 akuza nga PSP.