VMRO-ja, padi penale ndaj kryeministrit Zaev

VMRO DPMNE-ja opozitare ka dorëzuar në prokurori padi penale kundër kryeministrit Zaev për thirrje për mitmarrje gjatë një tubimi në Kriva Pallankë.

Marketing

Anëtarët e komitetit ekzekutiv të VMRO-së thanë se së bashku me padinë kanë dorëzuar edhe video material si dëshmi. Ndërkohë përmes një komunikate me shkrim LSDM-ja ka thënë se nuk ekziston asnjë vepër penale.

Në reagimin e partisë në pushtet thuhet se me këtë padi VMRO tregon se ende ka ngecur nën labirintet e së kaluarës dhe kohës kur ata e kanë keqpërdorur gjyqësorin përmes dorëzimit të padive pa lëndë.

Në video dëgjohet se si Zoran Zaev publikisht bën thirrje për mitmarje, dëgjohet se pranon një biznesmen, përkatësisht pronarin e “Minstroj” tanimë i ka premtuar se do ti shpërblej puntorët nëse dalin në referendum. Qëllimi ynë është të tregojmë se askush nuk është mbi Ligjin, as Zoran Zaev.

Duam edhe një herë të potencojmë se qytetarët e Maqedonisë janë të lirë për zgjedhjet e tyre, për vendimet e tyre dhe askush nuk mund t’i detyrojë që me forcë dhe dhunshëm të dalin në referendum apo në zgjedhje, ajo është e drejta e tyre demokratike e garantuar”- u shpreh Dimitar Dimovski nga komitetit Ekzekutiv në VMRO DPMNE-së.

Marketing