VMRO-ja zhbllokon procesin për formimin e KSHZ-së, ja emrat e propozuara nga gjitha partitë

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së paradite deri tek kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, ka dorëzuar propozimet për anëtarë të KSHZ-së nga partia e tyre.

Marketing

Pritet që kjo të zhbllokojë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KSHZ-së, por gjithashtu, është një konfirmim se grupet parlamentare janë dakorduar që të realizojnë marrëveshjen që u arrit në takimin e liderëve në Klubin e Deputetëve.

LSDM ka propozuar Boris Kondarkon, Janaki Vitanovskin dhe Radica Ristevskën për anëtarë të KSHZ-së, VMRO-ja si propzime të tyre i kandidon Oliver Derkovskin dhe Elizabeta Postolovskën, BDI-ja Ditmire Shehun, ndërsa Besa e Kasamit Enver Saliun.

Pritet që deri të shtunën të mbahet seanca e Kuvendit në të cilën po ashtu do të votohen edhe Ligji për financimin e partive politike dhe për Qeveri, ashtu siq u morën vesh liderët.

Marketing