VMRO kërkon dorëheqjen e kreun të Shuto Orizares

Nga VMRO-ja opozitare kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Shuto Orizares Kurto Dudush, pasi sipas tyre ai është i njohur për dhunë dhe dhjetëra skandale të tjera, por edhe fyerje ndaj aktivistëve romë të organizatave joqeveritare. Dimitar Dimovski nga kjo parti në një deklaratë për media shprehet se vendi ynë është bërë shtet ku kryetarët e komunave ashtu siç dëgjiohet nga inçizimetm rrahin, fyejnë dhe malltretojnë qytetarë.

Marketing

“Zotëri Zaev nuk keni tjetër zgjidhje pos të kërkoni që antari juaj menjëherë të japë dorëheqje. Dorëheqje të menjëhershme pa e shqetësuar opinionin tani kur partia e LSDM-së pretendon të ndërtohet dhe ministri Spaspvski për këtë do të blej kohë. Nëse Dudush qëndron në atë pozitë, qytetarët e Shuto Orizares do të vazhdojnë të jenë viktima të paligjshmërisë dhe arbitraritetit të tij. Dorëheqje sepse gjithça tjetër do të jetë mbrojtje e drejtëpërdrejtë e krimit, dhunës dhe joligjshmërisë edhe atë drejtëpërdrejtë nga kryeministri Zoran Zaev”, deklaroi Dimitar Dimovski , VMRO-DPMNE

Para një dite Dudush reagoi ndaj mediumit që e publikoi vendimin, duke thënë se videoja ishte e montuar dhe se e njejta ishte bërë për të prishur imazhin e tij. Por portal “Lider”, pasditen e djeshme e bëri publik edhe një video inçizim tjetër 18 minutësh, i cili në fakt ishte inçizim i plotë i rastit në fjalë. Për dallim nga videoja e parë, tani dëgjohej se gjatë malltretimit të bashkëpuntorit në kabinetin e tij, kishte të pranishëm edhe persona tjerë, të cilët disa i ndihmonin që ta dhunojë, e disa e trheqnin kryetarin Dudush.

Partia e tij LSDM para një dite dënoi veprimin e Dudush dhe kërkoi nga institucionet që ta hetojnë këtë rasti ku Dudush akuzohet për pengmarrje dhe dhunë ndaj një të punësuari në komunë.