VMRO kërkon garancë edhe nga Greqia se nuk ndryshojë asgjë në dëm të Maqedonisë

Pushteti dhe opozita maqedonase edhe sot vazhduan të shkëmbejnë argumentet dhe kundërargumentet për propozim amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës në Kuvend. Deputetët sot vazhduan debatin për propozim amendamentin e tretë, me të cilin propozohet që në Kushtetutë të shtohet qëndrimi me të cilin deklarohet respektimi i sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë politike të shtetit grek. Deputetja e shumicës parlamentare, Sonja Mirakovska, deklaroi se kjo është vetëm një garancë shtesë për Greqinë dhe nuk ndryshon asgjë në dëm të Maqedonisë.

Marketing

“Ne, në nenin 3 garantojmë se territori i Maqedonisë është i pandashëm dhe jo i huaj, se kufiri ekzistues i Maqedonisë është i papengueshëm, se kufiri i Maqedonisë mund të ndryshohet vetëm në pajtueshmëri me Kushtetutën, ndërsa në parim me vullnetit dhe në pajtueshmëri me normat ndërkombëtare gjithpërfshirëse , se Maqedonia nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje dhe nuk shoh se dikujt i pengon kjo që shtojmë diçka që deri më tani nuk është përfshirë në nenin 3 të Kushtetutës se Republika e respekton sovranitetin, integritetin territoriaël dhe pavarësinë politike të shteteve fqinje”, theksoi Sonja Mirakovska.

Megjithatë, deputetët e VMRO-së opozitare vazhduan të kundërshtojnë ashpër propozim amendamentet por edhe marrëveshjen me Greqisë. Deputeti Vllatko Gjorçev, tha se pushteti e zbukuron me fjalë dhe fjongo të bukura marrëveshjen e dëmshme për vendin, me të cilën maqedonasit ndjehen të shqetësuar.

“Kjo nuk e ndryshon faktin se maqedonasi ndjehet i shqetësuar, se fshini dysheme me Maqedoninë, se në të gjitha anët, majtas, djathtas edhe lartë dhe poshtë e hapni si konservë Maqedoninë, për shkak se të gjithë mendojnë se kanë fituar, vetëm Maqedonia dhe maqedonasi ndjehet se humb. Dhe nuk janë njerëzit naiv që ndjehen të tillë. Erdhi koha që në Qeverinë tuaj, njerëz të punësuar në mënyrë solide, me paga solide prej 40, 50, 60 mijë denarë të ikin dhe të shpërngulen nga Maqedonia si asnjëherë deri më tani”., deklaroi Vllatko Gjorçev.

Mirëpo, kundërpërgjigjja e deputetes së pushtetit Mirakovska, ishte se me këtë Marrëveshje mes Maqedonisë dhe Greqisë, bien argumentet e nacionalistëve dhe nacionalizmit me të cilin VMRO-DPMNE arriti të qeverisin 11 vjet, pa siguruar ardhmëri për popullin e tyre. Me qëllim që debati për amendamentet të përfundojë, Komisioni për Çështje Kushtetuese do të punojë edhe nesër, kur do të diskutohet edhe amendamenti i katërt.