VMRO kërkon zgjedhje të shpejta parlamentare

VMRO DPMNE konsideron se shteti është në krizë politike dhe kërkon zgjedhje të shpejta të parakohëshme. Sipas opozitës maqedonase, një ditë më parë, pushteti ka rëmbyer deputetin Kastriot Rexhepi dhe ka ushtruar presion mbi deputetët e nënshkruar në nismën për mocion mosbesimi vetëm për të pamundësuar rrëzimin e Qeverisë dhe për të vazhduar qeverisjen. Konsiderojnë se LSDM dhe BDI nuk kanë shumicën në Kuvend, dërsa qeveria është delegjetimuar në zgjedhjet lokale.

Marketing

“Nga dje kjo Qeveri është pushteti i vetëm që nuk ka shumicë, ka vetëm 59 deputetë dhe është në krye të shtetit. Kjo qeveri s’ka legjetimitet që të vazhdojë të qeveris. Ata me metoda jodemokratike mund të detyrojnë edhe dy-tre deputetë por nuk mund të ndryshojnë realitetin. Populli në zgjedhjet e 31 tetorit tregoi se dëshiron ndryshime.”, tha Dragan Kovaçki, deputet i VMRO DPMNE-së.