VMRO: Kuadrot e paaftë të Zaevit të japin dorëheqje edhe nga funksionet shtetërore

Vetëm Zoran Zaev dhe Radmilla Shekerinska shndritin.
Vetëm ata nuk janë fajtor për korrupsionin, krimin, shthurjen dhe ngecjen e Maqedonisë.

Marketing

Të gjithë të tjerët i vodhën paratë përmes Fondeve për inovacione, tenderët në shëndetësi, ndajnë vetë qiratë, ndanë fusha me marijuanë dhe e kanë zhveshur buxhetin.
Fakt është se Spasovski, Kiracovski, Remenski, Zeqiri, Mançevski dhe Shilegov kanë qenë katastrofa për LSDM-në, por më me rëndësi është se ata janë tragjedia e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prandaj, Spasovski dhe kuadrot e tjerë të paaftë të Zoran Zaevit të japin dorëheqje edhe nga funksionet shtetërore, jo si kuadro partiak të paaftë të marrin para nga buxheti dhe ta shkatërrojnë Republikën e Maqedonisë.

Fshesa është vetëm farsë, derisa nuk largohen funksionarët e paaftë edhe nga funksionet shtetërore në krye me Zaevin dhe Shekerinskën, konkludimi do të jetë një, ajo është se Zaev tenton përmes teatrit për kinse fshesën t’i largojë qytetarët nga realiteti dhe problemet me të cilat përballen çdo ditë.
Nevojitet fshesë e cila do të “fshijë” Zaevin, atë fshesë e kanë qytetarët, ndërsa Zaev do ta ndjejë në zgjedhje.
Qendra për komunikim nga VMRO-DPMNE

Marketing