“Ashtu siç shkelët Kushtetutën gjatë miratimit të ligjit për gjuhët edhe sot shkelni Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Rregullorja potencon se seancat drejtohen në gjuhën maqedonase. Këtë e bëni në prag të zgjedhjeve për një votë më shumë. Mos i nënçmoni qytetarët dhe mos manipuloni në prag të zgjedhjeve!”, tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së pasi Xhaferi filloi seancën në shqip.
“Ka afat për harmonizimin e Rregullores me ligjin për gjuhët. Kjo nuk nënkupton se ndërkohë nuk mund të zbatohet ligji i miratuar”, u përgjigj Xhaferi.