VMRO: Lideri humbës më 12 prill, të tërhiqet nga politika

Kryeministri Zoran Zaev është i gatshëm të pranojë largimin nga politika në rast se në zgjedhjet e ardhshme nuk është fitues por me kusht që opozita të votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Një përgjigje të këtillë i dha opozitës në seancën parlamentare për pyetjet e deputetëve.

Marketing

A do të pranoni të jeni mandatar me kushtin që humbësi të pranojë të largohet nga politika? Nuk keni përgjigje. Ne themi të kemi kandidat për mandatar i cili do të dalë në zgjedhje, do ta fitojë besimin e qytetarëve dhe nëse humb, të tërhiqet dhe nëse fiton, fiton të drejtën për të formuar Qeveri- deklaroi Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së-Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së .

Si të doni shkruajeni në Kodin zgjedhor, unë do ta pranoj publikisht dhe do t’i lus deputetët ta mbështesin nëse munden. Vetëm pranoni një njesi zgjedhore. Nëse këtë nuk jeni të gatshëm ta pranoni, është radha të diskutojmë unë dhe Mickoski. Jo vetëm Zaevi ta thotë mendimin e tij. Ku është Mickoski ta thotë mendimin e tij?- tha kryeministri Zoran Zaev.

Për të pranuar në letër që në fillim të herës se do të jetë kandidat i partisë së tij për kryeministër për një mandate tjetër në rast se janë fitues, do të thotë se Zaev nuk do të mund të jetë në listat e kandidatëve për deputetë.
Opozita, mes tjerash pyeti Zaevin për projektet më të mëdha në infrastrukturë të cilat i kishte premtuar për në vitin 2019, duke e kujtuar se i kanë mbetur vetëm pak ditë kohë. Kryeministri sqaroi se procedura administrative për to tashmë kishte filluar. Pushteti dhe opozita akuzuan njëra tjetrën për manipulim të anketave dhe rezultateve të tyre si dhe keqpërdorimin e hapësirës mediatike për reklamim politik me para publike.

Marketing