VMRO: LSDM-ja asgjë s’ka përmbushur nga projektet e premtuara

Kanë kaluar më shumë se tre vjet pasi LSDM-ja dhe Zaevi janë në pushtet, ndërsa nga projektet e premtuara nuk kanë përmbushur asgjë.

Marketing

Kanë premtuar kujdes të plotë për fëmijët, hapjen e kopshteve të reja, por qytetarët nuk kanë marrë asgjë nga kjo.
Para se të vijnë në pushtet në planin e tyre të ashtuquajtur “Plan për jetë” premtuan kopshte në Strumicë, Gjorçe Petrov, Kriva Pallankë, Bogovinë dhe Resnjë, por kopshte në këto vende ende nuk ka.
Nga opozita LSDM-ja premtoi edhe edukatorë specialë, por edhe kjo mbeti një premtim i tyre bosh.

Derisa VMRO-DPMNE-ja ishte në pushtet kishte kujdes të plotë për fëmijët dhe mbrojtjen e fëmijëve, me ç’rast deri në vitin 2014 ndërtoi 44 kopshte për fëmijë, ndërsa vetëm në periudhën nga viti 2014-2016 ndërtoi 21 kopshte.

Është i rëndësishëm edhe fakti se VMRO-DPMNE e zgjeroi përfshirjen e fëmijëve nga arsimi parashkollor 27%, ndërsa LSDM për tre vjetët e tyre e ka rritur vetëm për 2-3%.
Vjen fundi i politikave shkatërruese të LSDM-së, dhe e gjithë kjo do të përfundojë pas 12 prillit.

Pas 12 prillit do të vijë rindërtimi i Maqedonisë të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja e cila angazhohet për të mirën e të gjithë qytetarëve në shtet.
Qendra për Komunikime të VMRO-DPMNE-së

Marketing