VMRO-DPMNE-ja opozitare ka theksuar edhe njëherë se LSDM është e frikësuar nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe se ajo nuk mund të jetë zgjidhje e problemeve të shtetit.
Nga kjo parti i bëjnë thirrje Komitetit Qendror të LSDM-së që të mbledh forcat dhe siç thonë, të tregojë përgjegjësi ndaj shtetit dhe qytetarëve dhe të shpallin zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“LSDM nuk mund të ikë më shumë. Kaosi në të cilin e ka çuar Maqedoninë bëhet gjithnjë më i madh. LSDM nuk është zgjidhje për problemet në të cilat ndodhet Maqedonia, LDSM-ja është problemi”, thonë nga partia opozitare.
Ata shtojnë se dy vite sa LSDM është në pushtet, shteti është në errësirë të plotë.