VMRO: Maqedonia po bëhet Lombardia ballkanike me numër rekord të të infektuarve

Çka është jonormale, nëse dhjetëra të vdekur dhe qindra të infektuar është bilanci i përditshëm për të cilin Zaevi na bindë se është normal?

Marketing

Sa duhet të infektohen dhe të vdesin që Zaev dhe LSDM të pranojnë se janë të paaftë dhe se kjo që po na ndodhë është katastrofë?

Zoran Zaev dhe LSDM, në vend se për shëndetin dhe jetën e qytetarëve të udhëhiqen vetëm nga interesi partiak he dëshira për ta zbutur disfatën zgjedhore me zgjedhje më 5 korrik. Në 24 orët e fundit në Maqedoni ka 175 raste të reja dhe 5 të vdekur, ndërsa LSDM dhe Zaev vazhdojnë të flasin për zgjedhje të shpejta. Për vetëm 10 ditë ka 1316 raste të reja të të infektuarve dhe 36 të vdekur, ndërsa Zaev dhe LSDM akoma kalkulojnë se si të shpëtohet karriera e tij politike. Kjo është në kundërshtim me çdo logjikë.

Maqedonia po bëhet Lombardia ballkanike me numër rekord të të infektuarve dhe të vdekurve në një milion banorë. Maqedonia për shkak të politikës së Zaevit është vend i cili më së keqi po përballet me epideminë e koronavirusit në Evropë. Zaev shpallë normalitet të ri të rrejshëm të cilin qytetarët do ta paguajnë shtrenjtë.

Kjo tregon qartë se pushteti i Zaevit është i papërgjegjshëm dhe i paaftë.

VMRO-DPMNE është ndryshe nga LSDM. Ne konsiderojmë se tani është prioritet kryesor jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Pasi që Maqedonia të përballet me epideminë e koronavirusit, populli do ta mundë edhe regjimin trevjeçar hibrid të Zaevit i cili solli krim, korrupsion dhe varfëri për popullin.

Qendra e VMRO-DPMNE-së për komunikime