VMRO me akuza ndaj ministrit të shëndetësisë

Partia opozitare VMRO-DPMNE akuzon Ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe, për siç thonë ata edhe një tender skandaloz kriminal për sigurimin e aparaturës për mamografi.

Marketing

Sipas Marija Andonovskës nga kjo parti,në opinion ka informata për sugurimin e 8 mamografëve të ri me çmim prej 85 milion denarësh.

Nga kjo parti thërrasin ministrin e shëndetësisë të japë përgjigje qytetarëve se pse mamografët që duhet siguruar janë aq shumë të shtrejta.

“Të dhënat zyrtare flasin se në të ardhmen 6 mamografi janë siguruar me vlerën prej 35 milion denarë .Dallimi është I madh dhe pyetja qëndron se ku do të përfundojnë paratë e qytetarëve. Të gjithë janë të vetëdijshëm për avancimin e teknologjisë,por në rrethana kur Ministri lidhet me aq tender kriminogjenë me aq shumë gënjeshtra ,vështirë është të mendohet për qëllime të sinqerta”, u shpreh Marija Andonovska nga VMRO-DPMNE.

Marketing