VMRO, “miell” para kuvendit për Bogoevskin

VMRO-DPMNE para Kuvendit la një kilogram mielli për deputetin Pavle Bogoevski. Opozita tashmë një javë kërkon dorëheqjen e Bogoevskit, pasi që u publikua një bisedë ku dëgjohet se si pjesëmarrësi i “Revolucionit shumëngjyrësh ” kërkon t’ia përgatisin porosinë .

Marketing

Pavle një periudhë të gjatë është i prirë drejt ” pluhurit të bardhë ” edhe atë tip 500. Prandaj ja ku e ka një kilogram miell cilësor në mënyrë që të mos poshtërohet në të ardhmen nëpër taksi të porositë nga gjysmë grami. Pavle, mielli blihet në dyqan, ashtu sikurse edhe vaj i kanabisit që blihet në barnatore. Familja Zaev e mbjell marijuanën. Pyeti ata. Mos u poshtëro me këso lloj arsyetimesh – deklaroi Sergej Popov, VMRO-DPMNE.

Marketing