VMRO: Nëse policia nuk ndjek kriminelët, vendin do ta sundojnë bandat

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE, kanë akuzuar dhe kritikuar Qeverinë pas vrasjes së dyfishtë në Çarshinë e Vjetër. Nga atje thonë se Qeverisja e LSDM-së dhe BDI-së lejoi që mafia e drogës të sundonte rrugët. Sipas tyre, strukturat në policinë e Spasovskit u bënë mbrojtës i tyre.

Marketing

“Aksionet u thyen, ndërsa personat që u zbuluan u liruan menjëherë. Përplasje të tilla gangsterësh të klaneve janë bërë të zakonshme”.

“Siguria e qytetarëve është në pikëpyetje. Në një vend ku mafia është në koalicion me qeverinë, jeta e çdo njeriu është në rrezik. Çfarë duhet të ndodhë tjetër që Oliver Spasovski të japë dorëheqje? Gjimnastika e tij statistikore nuk është më e pranueshme as në selinë e LSDM-së”, deklarojnë nga VMRO.

Marketing