Keqmenaxhimi i LSDM-së nuk ka fund. Në vend të investimeve në projekte dhe infrastrukturë, Qeveria e Zaevit bën luks dhe harxhon miliona në punë jo produktive. Më shumë se një vit gjithçka ka ndaluar”, thuhet në njoftimin e sotëm të VMRO-DPMNE-së .
Kjo parti kërkon nga Qeveria që “në vend se të hedhë 1 milion e 300 mijë euro për promovimin e marrëveshjes kapitulluese për ndryshimin e emrit, paratë të shkojnë për ndërtimin e shkollës “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë.
Ata shtojnë se 670 mijë eurot që Qeveria planifikon t’i shpenzojë për furnizimin e luleve, që sipas VMRO-DPMNE-së është joproduktive, t’i japë për furnizimin e ambulancava dhe me ato para të blejë 15 të tilla.
“Në vend të luksit dhe blerjes së kafes prej 55 mijë eurove nga ana e Qeverisë dhe Bashkisë së Shkupit paratë të dedikohen për riparimin e ndonjë kopshti të fëmijëve”, thonë nga partia.
VMRO-DPMNE-ja gjithashtu shton se me paratë e shpenzuara për festimin e siç e quajnë ata “marrëveshjes kapitulluese” të ndërtoheshin 15 kilometra rrjet ujësjellësi,
“Qeveria në vend që të shpenzojë para për luks duhet të investojë në projekte për të cilat qytetarët kanë benifite reale”, citohet në njoftimin e sotëm të VMRO-DPMNE-së.