VMRO: Për tre ditë, tre vrasje

Partia opozitare maqedonse VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media ka akuzuar pushtetin si të paaftë për të garantuar sigurinë dhe paqen e qytetarëve.

Marketing

Ata thonë se Zoran Zaev dhe Oliver Spasovski ka kanë shndërruar rrugët e qyteteve në vende për beteja dhe se asnjë qytetar nuk është i sigurt, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më 2 mars është kryer vrasje në Tetovë, më 1 mars një djalë i ri u vra në Shishovë të Shkupit, ndërsa më 28 shkurt një tjetër në Strugë. Maqedonia është kthyer në perëndim të egër, njerëzit e humbin jetën, ndërsa shteti nuk ndërmerr asgjë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Këto tri vrasje janë vetëm pjesë e një serie vrasjesh, shumë prej të cilave akoma janë të pa zbardhura ndërsa kanë ndodhur që kur LSDM është në pushtet.

Kriminelët ndihen rehat dhe me armë shëtisin në qendër të Shkupit, iu vihet zjarri makinave dhe grabitjet po kryhen pothuajse çdo ditë. Qytetarët janë të frikësuar për sigurinë e tyre. Rrugët nuk duhet të jenë fushë beteje.

Rendi dhe qetësia publike duhet të rivendosen, LSDM-ja nuk mund ta bëjë këtë dhe për këtë arsye duhet të largohet nga pushteti, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.