VMRO: Përderisa BDI dhe LSDM bëjnë fushatë për Evropë, nga ana tjetër dikush bën biznes me barna

Nga VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim kanë akuzuar BDI-në dhe LSDM-në se derisa po bëjnë fushatë për Evropë nga ana tjetër plas skandali në Klinikën e Onkologjisë.

Marketing

”Me çfarë faqe qeveria e BDI-së dhe LSDM-së bën fushatë se janë Evropë, e Maqedoninë e trondit skandali me klinikën e Onkologjisë dhe bën biznes me terapi në kurrizin e pacientëve. Ky skandal nuk është i djeshëm, ky skandal vazhdon prej muajsh, ndoshta edhe dy vitesh. Abuzimi me terapinë e shtrenjtë, e cila në vend të pacientëve përfundoi në tregun e zi, nuk mund të ndodhte pa dijeninë e strukturave më të larta në klinikë dhe në qeveri.

Pse Ministria e Brendshme dhe Prokuroria kanë heshtur gjatë gjithë kësaj kohe, pavarësisht reagimeve të opinionit. Pse e lejuan dikë të bënte biznes në kurriz të jetës së pacientëve? Jeni të vetëdijshëm se nëse do të kishit reaguar një ose dy vjet më parë ose disa muaj më parë, dikujt mund t’i shpëtohej ose zgjatej jeta?

Nëse ajo që raportuan mediat është gjysmë e vërtetë, se pacientët janë trajtuar me solucion fiziologjik, dhe terapia ka shkuar dorë për dore jashtë vendit apo iu është ofruar sërish pacientëve, është një skandal i madh dhe jashtëzakonisht çnjerëzor.

Për këtë skandal me abuzimin e terapisë në klinikën e Onkologjisë, duhet të ketë përgjegjësi politike për heshtjen dhe reagimin e ngadaltë, por edhe një hetim të thellë, i cili do të pasohet me përgjegjësi penale. Nëse kjo nuk bëhet tani, me këto institucione të rrëmbyera dhe gjyqësor të rrëmbyer, përgjegjësia do të pasojë shumë shpejt pas ndryshimit të qeverisë” – thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.