VMRO-Popullore: Të bëhet regjistrim i popullsisë, ndoshta maqedonasit janë nën 50%

Lidhur me idenë e disa partive politike që Qeveria të subvencionojë në bazë etnike, nga VMRO-Popullore konsideorjnë se duhet së pari të sigurohen dy të dhëna.

Marketing

E para sipas tyre, duhet të bëhet regjistrim i popullsisë dhe të konfirmohet se cilat janë ato pakica etnike në Maqedoni të cilat do të mundtë mernin ndihma, dhe çfarë nëse maqedonasit kanë rënë nën 50% e popullsisë, informon Zhurnal.

“Kur tanimë e ndajmë Maqedoninë në baza etnike, dua Qeveria të informojë opinionin kush janë ato pronarë të 100 firmave më profitabile sipas përbërjes nacionale. Ne jemi të bindur se kombi maqedonas mer pjesë me përqindje shumë të vogël në këto 100 firma më profitabile, dhe nëse kjo konfirmohet, do të kërkojmë me ligj t’u mundësohet maqedonasve të jenë përfaqësues sipas përfaqësimit me përqindje”, thonë nga VMRO-Popullore.

Ndryshe, Qeveria ka paralajmëruar se secila kompani e cila do të punësojë shqiptarë dhe qytetarë të etnive tjera përpos maqedonase, do të marin ndihma nga shteti.