VMRO DPMNE akuzon se pushteti po fsheh që në vend është paraqitur sëmundja e rrezikshme ngjitëse e antraksit. Nga kjo parti pohojnë se kanë njohuri se para dy javëve në Fakultetin e veterinarisë në Shkup është sjellë një dele e infektuar nga Maqedonia Perëndimore. Sipas tyre, me analizë është vërtetuar diagnoza ndërsa për këtë shkak, 30 punonjës të këtij fakulteti menjëherë janë dërguar në Klinikën infektive për terapi parandaluese.
Drejtori i Agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë, Zoran Atanasov dhe ministri Trajam Dimkovski patjetër të përgjigjen nëse janë marrë të gjitha masat ligjore për pengimin e përhapjes së kësaj sëmundje infektive dhe nëse banorët nga zona e infektuar janë vizituar nga persona profesionist të Qendrës së shëndetit publik për t’i larguar nga njerëzit tjerë apo po presin që sëmundja të merr hov të madh dhe të ketë pasoja për jetën e qytetarëve- Cvetan Tripunovski- anëtar i KZ VMRO DPMNE.
Nga Ministria e Shëndetësisë mohojnë VMRO-DPMNE-në dhe thonë se nuk ka qytetarë të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë
“Situata monitorohet nga afër dhe veprohet me profesionalizëm me protokolle e fundit botëror. Janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e profilaksisë nga antraksi. “
Edhe pse nuk ka njerëz të infektuar, ende nuk ka informacion zyrtar nëse sëmundja është përhapur midis kafshëve. Antraksi është një sëmundje serioze e shkaktuar nga një bakter. Ai nuk bartet nga një person në person, por njerëzit mund të infektohen nga kontakti me kafshët e infektuara ose duke konsumuar mish të kontaminuar.