Realizimi i koncepteve për të cilat ishin marrë vesh për financimin e partive dhe formimin e qeverisë teknike sipas modelit të Përzhinos para zgjedhjeve janë qëndrimet në të cilat mbetet VMRO-DPMNE-ja opozitare.
Kjo u konfirmua në takimin e djeshëm të Komitetit ekzekutiv të partisë, në të cilin u analizua situata aktuale politike dhe çështjet të cilat janë pjesë e bisedimeve ndërpartiake me pushtetin në nivel të presidentëve.
“Vetëm në këtë mënyrë votuesit do të kenë garanci se pushteti nuk do ta keqpërdor votën e tyre, gjegjësisht se opozita do të ketë mundësi që në mënyrë adekuate të veprojë gjatë të gjitha përpjekjeve për falsifikim të mundshëm dhe nuk do të lejohet përsëritja e zgjedhjeve lokale.
Përpjekjet e Zoran Zaevit që të manipulojë me opinionin me arsyetime të paramenduara se dikush kërkon amnisti për ndonjë krim ishin vlerësuar si joserioze”, thuhet në kumtesën e partisë.
Në lidhje me formulimin e pyetjes së referendumit KE i VMRO-DPMNE-së vlerëson se që të shqyrtohet qartë vullneti i qytetarëve duhet të respektohet ligji i cili parasheh çështje të paqarta.
KE i dha mbështetje të plotë dhe të pakushtëzuar liderit partiak, Hristian Mickoski që t’i përfaqësojë qëndrimet e partisë në rrjedhën e mëtutjeshme të takimit të liderëve.
“Qytetarët e Maqedonisë meritojnë pushtet i cili do të udhëhiqet me të vërtetë sipas parimeve evropiane për respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve, veçanërisht për çështje të rëndësishme në lidhje me sjelljen e vendimeve për të ardhmen e shtetit, siç janë integrimet e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO-“, theksohet në kumtesë.