VMRO: Rishikimi i buxhetit jopopullor, duam zgjedhje 

VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohëshme parlamentare. Opozita maqedonase konsideron se edhe me ribalancin e buxhetit Qeveria nuk tregon kujdesin e duhur për qytetarët.
“LSDM refuzoi amendamentin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për rritjen e pagave të të punësuarve në sektorin publik për 2.806 denarë. Ashtu si për çdo gjë tjetër LSDM i manipuloi qytetarët. S’ka vesh për kërkesat dhe nevojat reale dhe s’ka nismë që e dëshmon të kundërtën. S’ka para për punëtorët por, ka para për enë të arta, për tenderë dhe gjithçka tjetër veç, jo për popullin. U teprua. Koha është për zgjedhje dhe për ndryshime.”. tha Marija Miteva nga VMRO DPMNE.
VMRO DPMNE nuk është as në anën e punëtorëve as në anën e LSM-së, u kundërpërgjigëjn nga LSDM. Sipas tyre qëllimi i VMRO DPMNE-së është që të suspendojë marrëveshjen e Qeverisë me SASHK-un për rritjen e pagave prej 15%, dhe rritje të vazhdueshme sipas metodologjisë së re.
Marketing