VMRO: Shilegov nuk mund të ballafaqohet me mushkonjat, jo të ndërtojë ndonjë projekt

Maqedonia e ka Qeverinë më të paaftë, ndërsa për fat të keq Qyteti i Shkupit e ka të atin e qytetit më të paaftë, kumton Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së.

Marketing

“Sot në kryeqytet temë kryesore nuk është ndërtimi i shesheve, parqeve, ujësjellës dhe kanalizim, por problemi kryesor mbeti të jetë spërkatja kundër mushkonjave
Petre Shilegov nuk mund të ballafaqohet me mushkonja të rëndomta, mos flasim për ndërtim të ndonjë projekti apo të zgjidh ndonjë problem më të rëndësishëm.

Shilegovi i la qytetarët në mëshirën e mushkonjave që mund të përçojnë sëmundje të llojllojshme që janë prezentë në Evropë dhe rajon.

Vetëm në shtetet e BE-së këtë vit janë paraqitur 51 raste të sëmurë me Nilin Perëndimor, derisa në Serbi janë regjistruar 70 raste.

Shilegovi dhe LSDM-ja spërkatjen e thjeshtë kundër mushkonjave e shndërruan në luftë të cilën nuk mund ta fitojnë, e për këtë vuajnë qytetarët.

Jeta dhe shëndeti janë prekur. Ambulancat janë të mbushura me qytetarët që ankohen nga infeksione të ndryshme, alergji, që sipas tyre, vinë si rezultat i mushkonjave dhe paaftësisë së Shilegov të menaxhojë me to.

Në vend se qytetarët të jenë prioritet dhe të zgjidhej ky problem para disa muajve, Shilegovi i la mushkonjat të ngordhin nga natyra. Më tragjike në gjithë situatën është se në shërbimet bashkiake u përpoqën të manipulojnë qytetarët se kryejnë spërkatje kundër mushkonjave me video të vjetër të vendosur në internet”, kumton VMRO-DPMNE-ja.

Marketing