VMRO vazhdon akuzat për ndryshimet e Kodit zgjedhor

Zoran Zaev dhe LSDM i shkelin Kushtetutën, ligjet dhe procedurat, dhe me çdo çmim ta zbatojnë marrëveshjen për kapitulim.

Marketing

Ndërrimi i Kodit zgjedhor me qëllim që të anashkalohet obligimi ligjor dhe praktika e dhënë për votim në KSHZ me shumicë prej 2/3 dhe me konsultim të opozitës është mbytje e demokracisë dhe paraqet goditje ndaj praktikës së vendosur të deritanishme e cila garanton shprehje të vullnetit të qytetarëve.

Inkluziviteti, si vlerë demokratike tërësisht është i shkelur nga Zoran Zaev, njeriu i cili premtonte debat për gjithçka, ndërsa tani me çdo çmim shkatërron madje edhe formën më të vogël të diskutimit.

VMRO-DPMNE mbetet në kërkesat parimore, të vendosura dhe harmonizuara mes grupeve të punës në mars rreth konceptit për financim të partive politike dhe qeverisë sipas marrëveshjes së Përzhinës, si garancion për krijimin e kushteve demokratike për procesin zgjedhor”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Marketing