VMRO vazhdon me heshtjen e saj ndaj Referendumit, duket si shqetësuese!?

Pas deklaratës së zëvendëskryeministres dhe ministres së mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, se 90 për qind nga koha në takimet e liderëve ka qenë e harxhuar në kërkesën e Mickovskit për amnisti, si dhe se për ndryshimet kushtetuese do ta kenë përkrahjen e një pjese të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE, po mbizotëron një heshtje nga ana e kryesisë së VMRO-së dhe grupit parlamentar, thuhet në njoftimin për media nga VMRO-Fraksioni demokratik.

Marketing

“Mos pasja e guximit për të dal para opinionit dhe të demantohen këto deklarata, nuk është e hijshme për një parti serioze nacionale dhe për një grup parlamentar i cili mburret për qëndrimet e ndershme dhe patriotike. Heshtja është edhe aprovim dhe vërtetim i asaj që është thënë. Nuk mund të kuptojmë përse të përzgjedhurit e popullit të VMRO-DPMNE po heshtin? Është për të ardhur keq që një pjesë e tyre presin që dikush tu jep sinjal apo leje që të vihen në funksion të vete përjashtimit, vetëm për të shpëtuar lëkurën e tjetrit apo interesat e tjetrit?!”, thuhet në njoftim përcjell Portalb.

Prej atje u rekomandojnë atyre deputetëve që siç thonë “janë në pritje” dhe në funksion të “mentorëve nën hije” të cilët nuk guxojnë të kenë qëndrimin e tyre personal rreth referendumit dhe Marrëveshjes së Prespës, të zbresin nga kolltukët e rehatshme dhe në llogari personale (pa pagesë të harxhimeve rrugore nga shteti) të shëtisin përreth njësive zgjedhore në të cilat janë përzgjedhur dhe ta dëgjojnë qëndrimin e votuesve të tyre dhe pas kësaj të vendosin të votojnë për referendumin dhe ndryshimet kushtetuese, thonë nga Fraksioni demokratik i VMRO-DPMNE-së.

Marketing