VMRO: Vendosja e flamurit të NATO-s nuk fsheh krimet dhe nepotizmin

VMRO-DPMNE-ja reaguar ndaj qëndrimeve të kryeministrit Zoran Zaev të thëna sot në ceremoninë e vendosjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë.

Marketing

Partia e Hristijan Mickoskit vlerëson se vendosja e flamurit nuk i fsheh krimet dhe nepotizmin e Qeverisë. Sipas VMRO-së, e keqja e quajtur Zaev do të merr fund me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Për fat tkeq, shkaku i sëmundjes së Zaevit për pushtetit dhe pushtetit të kriminalizuar, sot jemi me identitet të nëpërkëmbur dhe mungesë dinjitetit e që së shpejti do të kulmojë me ekonomi të pasuksesshme”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.