VMRO: Venko Filipçe është gardiani i karriges së Zoran Zaevit

Venko Filipçe është gardiani i karriges së Zoran Zaevit në LSDM. Kjo është një përshtypje e përgjithshme në opinion, madje edhe në vetë LSDM-në, thonë nga VMRO-DPMNE.

Marketing

“Si anëtarët dhe zyrtarët partiakë thonë se LSD është parti në kurth, se zgjedhjet presidenciale ishin të komprometuara dhe jo demokratike, me vërejtje dhe keqpërdorime të shumta.

Vetë anëtarët dhe zyrtarët e LSD-së thonë se në listën zgjedhore ka pasur fantazma, se anëtarët nuk janë lejuar të votojnë, kështu që në fund Filipçe është zgjedhur me 9 mijë vota nga 80 mijë anëtarë.

Filipçe dhe Zaev duhet ta dinë se asnjë pozitë udhëheqëse nuk do t’i shpëtojë nga përgjegjësia për keqpërdorimet që kanë ndodhur gjatë mandatit të tyre”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Publiku, thonë nga atje, ende e mban mend skandalin me prokurimin e vaksinave, tenderin e përgjakshëm, tentativat për privatizimin e shëndetësisë publike dhe në fund fatkeqësinë me spitalin modular.

Marketing