VMRO: Zaev aktron se po reformon partinë

Zaevi është i dëshpëruar. I futur në krime dhe korrupsion kërkon ndihmë dhe mbështetje që ta largojë vëmendjen nga vetja. Ato me përvojë e shmangin sepse e dimë se i afrohet fundi dhe për këtë duhet t’i kthejë kuadrot me të cilët e ka krijuar koalicionin me krimin dhe mafien. Për këtë duhet të kërkojë ndonjë të ri dhe pa përvojë i cili do t’i besojë se tërë problemi ka qenë në”një kriminel, gazetari kapriçioz dhe pederasti”.

Marketing

Teatri i quajtur fshesa sot solli tërë pluhurin në Bihaqka. Zoran Zaevi i ka lënë në funksion Oliver Spasovskin, Muhamed Zekirin dhe Dmjan Mançevskin.
Zaevi dëshmoi se nuk e ka për qëllim ta reformojë LSDM-n. Ajo mbetet fole e krimit.

Zaev dëshmoi se është i gatshëm të bëjë gjithçka, vetëm që të distancohet nga rasti Reket, dhe i lëshon në ujë të gjithë, vetëm të amnistohet, edhe pse ai është koka e oktapodit kriminel.

LSDM sot dëshmoi se e vrapon rrethin e fundit në pushtet.
Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së