Zoran Zaev dhe Stevo Pendarovski janë problem i duhur për Maqedoninë. Me ta shteti dy vjet po radhit vetëm mossuksese.
Zaev dhe Pendarovski kanë turp të thonë se maqedonasit të cilët jetojnë në Greqi flasin gjuhën maqedone.
Zaev dhe Pendarovski kanë turp nga himni i Maqedonisë. Kanë frikë të dëgjojnë se maqedonasit luftojnë për të drejtat e tyre. Ata janë sinonim për politikanët pa shpinë. Ata janë një kopje klasike e shërbëtorëve nga tregimet popullore maqedonase të cilët me përulësi dhe me kokën poshtë pranojnë gjithçka.
Gjithçka që kanë premtuar Zoran Zaev dhe Stevo Pendarovski kanë gënjyer. I kanë gënjyer prindërit e viktimave tek Liqeni i Smilkovës. Përderisa ata qajnë, vrasësit shëtisin në liri. Kanë gënjyer edhe për Nikolla Mladenov. Kanë luajtur me ndjenjat e qytetarëve vetëm për të ardhur në pushtet, duke mos menduar për pasojat.
Zaev dhe Pendarovski kanë gënjyer edhe se në qershor do të fillojnë negociatat. Tani kur është e dukshme se nuk do të ketë, vetë Zaev pranoi se nuk i kanë thënë për në qershor, por se ndoshta do të ketë. Ky është turp dhe e palejueshme. Kryeministri pranoi se ka gënjyer dhe për këtë nuk ka pasoja.
Gënjshtrat dhe krimi duhet të ndalojnë. Maqedonia nuk ka nevojë për një Zoran Zaev të ri. Maqedonia ka nevojë për një president të ndershëm dhe të sinqertë, i cili do të punojë për shtetin dhe qytetarët. Zëri i Gordana Siljanovska-Davkova është zë për Maqedoninë. Drejtësi për Maqedoninë. Atdheu thërret.
Qendra për komunikime me opinionin e VMRO-DPMNE-së