Tifozët në Turqi janë ndër më të flaktit në botë.
Së fundmi nga ky shtet është bërë virale një video e një djaloshi të vogël.
Fëmija në fjalë para çdo takimi ka dal në rrugë për ta përshëndetur ekipin e tij dhe për t’i uruar fat gjatë parakalimit me autobus.
Fjala është për skuadrën turke Samsunspor.
Pas disa përshëndetjeve, më në fund skuadra e Samsunsporit ka ndaluar për ta takuar.
Disa drejtues dhe portieri zbresin nga autobusi dhe ky i fundit i dhuron edhe një top.
Gëzimi dhe lumturia e tifozit është e papërshkrueshme.
https://twitter.com/MenInBlazers/status/1705704606032892242?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1705704606032892242%7Ctwgr%5E66e133fa9e57a7411a9bdf6544fbe6345e9b0558%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fvogelushi-doli-shume-here-per-ta-pershendetur-ekipin-ne-rruge-me-ne-fund-i-ndodhi-befasia%2F