Vogëlushin në Turqi e kishte zënë gjumi nën gërmadha, ekipi i shpëtuesve: Mirëmëngjes!

Mediat në Turqi kanë publikuar një video që tregon momentin kur ekipet e shpëtimit i kanë dhënë ndihmë një fëmije të bllokuar nën gërmadha.

Marketing

Sipas asaj që raportojnë mediat, në momentet që u arrit nga ekipet e shpëtimit, fëmija pyeti i habitur se ç’po ndodhte, gjë që shkaktoi edhe të qeshura mes personave të angazhuar në operacionin e shpëtimit. “Mirëmëngjes”, i thanë ata vogëlushit.

Fëmijën e kishte zënë gjumi nga rraskapitja. Pasi u nxor nga gërmadhat, vogëlushi u dërgua në spital për kujdes shëndetësor.